Edhe pse ka shënuar 3 gola Kukësi ka arritur të marrë një fitore të vuajtur sot përballë Teutës. Kampionët në fuqi triumfuan me shifrat 3-2 edhe pse skuadra durrsake mori avantazhin e para.

Teuta kaloi në avantazh në minutën e 16 me Bilalin, ndërsa në fundin e pjesës së parë Kukësi barazoi me Gurin. Në fraksionin e dytë të lojës Shkodra përmbysi shifrat para se Guri me golin e dytë personal ta dërgonte rezultatin në 3-1.

Në minutën e 82-t Çyrbja do të kthente shpresën për miqtë duke shënuar golin e dytë, por deri në fund nuk do të kishte më ndryshim shifrash.

Pas 24 javësh kampionat Kukësi renditet në vendin e dytë me 42 pikë, 6 më shumë se Laçi i vendit të tretë, ndërsa Teuta pozicionohet e 9-a me 22 pikë, 4-r pikë më pak se Vllaznia e vendit të 8.

Kukësi 3-2 Teuta

45+4′, 66′ Guri, 62′ Shkodra / 16′ Bilali, 82′ Çyrbja

Minutë pas minute

Përfundon takimi

90′ 3 minuta shtesë.

85′ Shkodra largohet për Ymerin.

82’ GOOL Çyrbja shënon në Kukës, teksa merr një top të pasaktë nga mbrojtësi i verilindorëve, Alla.

76’ Latif ka një rast të mirë në zonë, rrotullohet e godet, por Koliçi në pozicion ndal.

72′ Edhe Dediç lë fushën e lojës, Begeja fut Krujën.

69′ Beqja largohet për Hrkaç.

66’ GOOOL Guri. Pasi shërbehet nga Kale, në hyrje të zonës, me këmbën e djathtë, shkodrani mposht Moçkën.

62’ GOOOL Shkodra realizon një super gol, pasi shërbehet nga Guri, dhe Donjeti nga jashtë zonës godet dhe ccon topin në në trekëndësh.

50’ Karton i kuq për Alhasan dhe Idrizin në Kukës, për xheste antisportive, ndërsa edhe të verdhë për Bilalin e Musollin.

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në formacione.

45+4’ GOOOL Guri shënon me kokë, pas një harkimi nga goditja e dënimit nga ana e Shkodrës.

45+1’ Moçka bën heroin, teksa ndal një gjuajtje të Gurit.

45′ 3 minuta shtesë në Kukës për pjesën e parë.

45′ Lajthia shkakton faull ndaj Kale, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

44’ Çyrbja dhe Rrumbullaku përplasen kokë më kokë teksa të dy kërkojnë të zotërojnë një top të gjatë.

42’ Karton i verdhë nga arbitri për Gurin, për protesta.

39’ Çyrbja nga krahu i djathtë, spostohet në qendër dhe godet drejt zonës, por Rrumbullaku ndal topin që shkonte drejt portës.

35’ Harkim në zonën e Teutës, Guri përpiqet me kokë por nuk arrin topin, dhe pretendon për një mbajtje dhe penallti.

27’ Krosim i lartë i Shkallës, që shkon drejt portës së Koliçit, shumë pranë traut të portës.

16’ GOOOL Bilali shënon me këmbë, pas një krosimi të Çyrbjas në zonën e Kukësit.

15’ Karton i verdhë për Hilan, për një reagim të pasjellshëm ndaj gjyqtarit.

5’ Guri merr një pasim të mirë nga Shkodra, dhe del përballë Moçkës, por ky i fundit mbyll shpejt me këmbë.

1′ Nis ndeshja në “Zeqir Ymeri”/

Formacionet zyrtare

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Alla, Idrizi, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri

Trajner: Pacult

Teuta: Moçka, Alhasan, Bilali, Shkalla, Beqja, Gjeorgjevski, Lajthia, Hila, Çyrbja, Dediç, Latif

Trajner: Begeja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb