Laçi ka marrë një fitore të pastër 2-0 sot në shtëpi përballë Kamzës duke konsoliduar vendin e tretë dhe njëkohësisht duke synuar të dytin

Për kurbinasit ndikoi shumë fakti që për 70-t minuta luajtën me 1 lojtar më shumë, pasi Frashëri për miqtë u ndëshkua me të kuqe. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 70-t nga Uzuni, ndërsa pak para fundit Rexhinaldo vulosi fitoren.

Me këtë humbje Kamza mbetet në vendin e 7-t me 34-r pikë, por rrezikohet nga Vllaznia e cila nëse fiton nesër mund t’a vërë seriozisht në dyshim këtë pozicion e skuadrës së Ndreut.

Laçi nga na tjetër ndan vendin e dytë me Kukësin, me 42 pikë, por verilindorët luajnë nesër takimin e javës kundër Vllaznisë.

Laçi 2-0 Kamza

70′ Uzuni, 90+2 Rexhinaldo /

Minutë pas minute

Përfundon takimi

90+2′ GOOOOOL Laçi. Rexhinaldo ka përfituar nga hedhja në sulm e Kamzës dhe pasi ka shmangur bukur një mbrojtës së miqve, ka goditur në cepin e portës së Avdylit.

90′ Portieri Avdyli bën një pritje fantastike duke mbajtur në lojë Kamzën dhe duke mos lejuar Kallakun të shënoj golin e dytë.

82′ Stefan Raçiç, i kishte të gjitha shanset për të barazuar shifrat, por është treguar i pasaktë brenda zonës, duke goditur jashtë kuadratit me kokë.

80′ Një tjetër mundësi për Laçin, me Uzunin por është ndalur nga portieri mik.

75′ Zëvendësim edhe te Laçi, largohet braziliani Eskerda, në fushën e lojës Jonuzi.

75′ Zëvendësim te Kamza, largohet Rezi, vendin e tij e ze Imeri.

70′ GOOOOOL Laçi 1-0. Myrto Uzuni ka kaluar në avantazh kurbinasve, pas një goditje të saktë me kokë brenda zonës.

63′ Mundësi e mirë për Kamzën pas krosimit të Plakut, por Rezi është zënë në pozicion jashtë loje.

59′ Zëvendësim te Kamza, largohet Ymeraj, vendin e tij e zë, Argjen Malaj.

58′ Stefan Raçiç, ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gjonit.

46′ Starton pjesa e dytë, Laçi bën zëvendësimin e parë, largohet Lushkja, vendin e tij e ze Kallaku.

Mbyllet pjesa e parë

45′ Përfundon pjesa e parë

37′ Ymeraj provon të befasoj me një parabël, por topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Nika fiton dyluftimin e shpejtësisë me Fukuin në të djathtë dhe kroson në zonë, por pret portieri Avdyli.

22′ Rifillon takimi në Laç.

19′ Trajneri Ramadan Ndreu tërheq skuadrën, dhe pretendon pë gjykim të njëanshëm.

18′ Tension në Laç, Erlis Frashëri ndëshkohet me karton të kuq për protesta.

17′ Tjetër karton i verdhë për Çukoviç, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Uzunit.

15′ Karton i verdhë për Bruno Arrabal, i cili bëri një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

11′ Rasti i dytë i rrezikshëm për Kamzën. Sebino Plaku provon me një gjuatje nga jashtë zonës, por topi ndalet nga traversa.

8′ Pranë golit Kamza me anë të Masato Fukuit, gjuajtja me kokë e mesfushorit është ndalur në mënyre mjeshtërore nga portieri Selmani.

6′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin, pas krosimit të Uzunit, Lulaj i vetë brenda zonës nuk ka arritur të devijojë topin drejt rrjetës.

1′ Nis ndeshja në Laç

Formacionet zyrtare

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqai, Gjoni, Sefgjinaj, Lulaj, Lushkja, Eskerda, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Kamza: Abdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Idrizaj, Ymeraj, Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç.

Trajner: Ramadan Ndreu

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: