Nuk ka patur fitues në takimin e vlefshëm për javën e 30 të Superligës mes Laçit dhe Kukësit. 90 minutat janë mbyllur me shifrat e bardha 0-0.

Edhe pse dy skuadrat patën rastet e tyre, madje goditën edhe shtyllën, në fund kurbinasit dhe kampionët në fuqi kanë ndarë nga një pikë. Kështu, Laçi i Mezanit e ka çuar në 4 numrin e ndeshjeve pa fitore dhe ka humbur mundësinë për të barazuar Partizanin në renditje.

Nga ana tjetër Kukësi nuk rrezikon në vendin e dytë, por kjo ishte një mundësi për t’u hakmarrë pas atij eliminimi në Kupë.

Pas 30 javësh në Superligës Kukësi renditet në vendin e dytë me 55 pikë, ndërsa Laçi pozicionohet i 5-t me 43 pikë, 2 më pak se Partizani që nesër luan kundër Skënderbeut takimin e fundit të kësaj jave.

Laçi 0-0 Kukësi

Minutë pas minute

86′ Përsëri Laçi, minuta spektakolare, por gjuajtja e Qaqit është ndalur nga Frashëri ka bërë mrekullinë.

85′ Nuk kanë fund emocionet, Gjoni pranë golit por në momentin e fundit është ndalur nga Rustem Hoxha, i cili ka shpëtuar një gol të sigurt.

84′ Mundësi shënimi për Laçin, por Idrizi largon rrezikun me një sparkadë.

83′ Zëvendësim tjetër, Laçi do ta fitojë takimin, hedh në fushë Xhixhën për Nikën.

78′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Dzaria në fushën e lojës Dzaria.

76′ Idrizi provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

72′ Edhe Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet Kallaku, vendin e tij e zë Lulaj.

67′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkodra në fushë Joti.

66′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së ashpër në mesin e fushës.

65′ Vendasit kërkojnë penallti pas ndërhyrjes së Shkodrës ndaj Uzunit, por Meta ka vendosur vazhdimin e lojës.

62′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kallakut.

53′ Laçi e kërkon me ngulm golin në fillimin e pjesës së dytë, teksa këtë herë është Uzuni që humbet një mundësi të artë në brendësi të zonës

46′ Pranë golit Laçi, me Rexhinaldon, por portieri Frashëri ka bërë mrekullinë duke mohuar një gol të sigurt.

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Minuta tensioni, trajneri Piter Pakult proteston te gjyqtari Kridens Meta.

35′ Minuta mjaft të mira për Laçi që i afrohet golit me Nikën dhe Rexhinaldon, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

27′ Pranë golit të avantazhit Kukësi. Idrizi bën gjithçka mirë, hyn brenda zonës gjuan, por në rastin e parë grushton portieri Selmani, topi shkon prap te Idrizi, i cili me portë të boshatisur e ka dërguar topin jashtë kuadratit.

23′ Elton Kale ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

19′ Idrizi provon me një goditje nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Selmanit.

7′ Pranë goli Kukësi, pas një depërtimi nga e djathta, Donjet Shkodra fut një top në zonë, por nuk arrin asnjë nga futbollistët e Kukësit ta devijojnë topin.

5′ Kundërpërgjigjet Laçi me Regi Lushkjan, topi prek rrjetën e jashtme.

3′ Kukësi jep sinjalin e parë me Gurin, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi në Laç/

Formacionet zyrtare

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Nika, Kallaku, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

Gjyqtar: Kridens Meta

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: