Skënderbeu është rikthyer te fitoret pas ndalesës në Durrës duke mundur në shtëpi me rezultatin minimal 2-1 Luftëtarin.

Korçarët dominuan në pjesën e parë aty ku shënuan edhe golat. Ishte nigeriani Xhejms ai që zhbllokoi shifrat para se Lilaj të ekzekutonte saktë një penallti të shumëkontestuar në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës gjirokastritët u përpoqën të reagonin dhe në minutën e 71 shkurtuan diferencat me Liçajn. Edhe pse tentuan deri në fund skuadra e Hsan Likës nuk arriti të dilte me pikë nga ky ballafaqim.

Pas 26 ndeshjesh në kampionat Skënderbeu renditet i pari me 60-t pikë, 18-t më pak se Kukësi i vendit të dytë që luan nesër sfidën e kësaj jave kundër Vllaznisë. Ndërsa Luftëtari pozicionohet i 4-i me 37-t pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të 5-t që gjithashtu luan nesër kundër Partizanit.

Skënderbeu 2-1 Luftëtari

32′ Xhejms, 45+1′ Lilaj / 71′ Liçaj

Minutë pas minute

90′ Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë

81’ Zëvendësim i dyfishtë tek Luftëtari. Lamçe futet në vendin e Liçajt. Aurelio në vendin e Ramadanit.

80’ Abazaj godet fluturimthi, por goditja e tij shkon krejtësisht jashtë.

78’ Xhejms provon nga jashtë zone, por portieri Athanasopulos në pozicion.

71’ GOOOL Liçaj rihap takimin. Me kokë përfitoj Lejdi Liçaj, nga pasiguria e portierit të sapofutur Aldo Teqja.

64’ Orges Shehi nuk ia del dot të vazhdojë, prej një dëmtimi në këmbën e majtë. Aldo Teqja i zë vendin në portë.

60’ Osmani largohet nga fusha e lojës. Futet Nimaga.

59’ Rapo i lë vendin Mingës tek Luftëtari.

56’ Soue godet nga e djathta e zonës, por topi përfundon pak jashtë.

52’ Rrapa kroson në zonë për Abazajn, i cili godet, por topi devijohet për në goditje këndi.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu-Luftëtari 2-0

45+1’ GOOOL Lilaj nuk fal nga penalltia.

44’ Ndëshkohet me të verdhë Abazaj për protesta.

44’ Akordohet penallti për Skënderbeun, pasi Soue rrëzohet në zonë, edhe pse portieri Athanasopulos mundohet të shmangë sulmuesin. Gjyqtari Sino e vendos për penallti.

37’ Aleksi godet nga jashtë zone me të majtën, por është Shehi ai që ndal në dy kohë.

32’ GOOOL Xhejms. Nigeriani kalon ekipin në avantazh, pasi merr një top mjaft të bukur nga Gavazaj me parabolë. Edhe pse godet lehtë, Athanasopulos nuk arrin ta ndalë.

23’ Lilaj godet me një kthesë brenda zone, por Athanasopulos pret mrekullisht me këmbë.

15’ Muzaka provon me kokë pas një harkimi brenda zone, por goditja nuk përfundon në portë.

8’ Nisje e qetë në këto minuta të para, teksa asnjë nga ekipet nuk preferon të hidhet në aventurë.

1′ Nis takimi në Korçë/

Formacionet zyratre

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Trajner: Ilir Daja.

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç , Beqiri, Xhekson , Ramadani , Aleksi , Rroca , Licaj , Rapo, Abazaj.

Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Emirion Sino

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb