Flamurtari ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 30 të Superligës pasi ka mposhtur sot me rezultatin 3-1 Teutën.

Vlonjatët të cilët sot drejtoheshin për herë të parë nga trajneri Ardi Behari e nisën sfidën në malore, pasi pësuan të parët. Ishte Dediç që në minutën e 8-t ndëshkoi Flamurtarin nga pika e bardhë e penalltisë.

Festa e durrsakëve do të zgjaste për 11-t minuta pasi Muarem fillimisht do të rikthente barazimin, ndërsa pak çaste më vonë do të përmbyste gjithçka me golin e dytë personal të tij.

Do të ishte e pabesueshme kur në harkun kohor të 12-t minutave Flamurtari të shënonte edhe golin e 3-t, duke i dhënë një goditje të fortë Teutës e cila nuk gjeti forca t’i jepte një udhë tjetër takimit.

Me këtë rezultat Flamurtari largon ‘fantazmat’ e rënies dhe futet në garë për një vend në kupat e Europës, ndërsa Teuta nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Vllaznisë duke mbetur në vend numro.

Pas 30 ndeshjesh në Superligë vlonjatët ndajnë vendin 5-t së bashku me Laçin, me 43 pikë. Ndërsa Teuta ndan vendin e 8-t me Vllazninë, me 33 pikë.

Flamurtari 3-1 Teuta

19′, 25′ Muarem, 31′ Useini / 8′ Dediç

Minutë pas minute

Përfundon takimi

87′ Musta devijon topin e goditur nga Çyrbja, duke çuar në goditje nga këndi për ekipin kundërshtar. Në zhvillimin e saj, Nurkoviç gabon daljen, por pastaj korrigjon gjithçka duke bërë të tijën sferën para se ndonjë prej lojtarëve të Teutës ta gjuante drejt portës.

80′ Pranë golit Teuta. Një harkim nga e majta gjen Dediç në shtyllën e dytë, me mesfushorin i cili godet jashtë edhe pse i vetëm pak hapa larg portës pa shqetësimin e mbrojtësve.

72′ Franc Veliu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

68′ Zëvendësim i tretë te Teuta, largohet Dejvi Bilali, vendin e tij e zë Vila.

64′ Muarem lëshon një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi kontrollohet nga portieri Moçka.

60′ Dominimi i Flamurtarit, që kërkon golin e katërt, për të siguruar fitoren.

58′ Musta provon me një goditje të befasishme, por topi shkon jashtë kuadratit.

50′ Pranë golit të katërt vlonjatët me anë të Deliajt, i cili ka humbur një rast të artë shumë pranë portës.

46′ Zëvendësime në të dy ekipet në fillimin e pjesës së dytë. Shkalla dhe Mustafov i lënë vendin Krujës dhe Lajthisë te Teuta, ndërsa Alvesh i lë vendin Nedjelkoviç te vendasit.

Përfundon pjesa e parë, Flamurtari-Teuta 3-1.

42′ Tjetër 11-metërsh për Teutën, portieri Nurkoviç ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Alhasan. Gjuan Dediç, por topi është pritur nga portieri Nurkoviç.

36′ Goditje dënimi për Flamurtarin, pas një faulli në limitet e zonës të shkaktuar ndaj Danilo Alvesh. Provon Veliu, por topi përplaset në murin mbrojtës.

31′ GOOOOOOOL Flamurtari 3-1. Çmenden vlonjatët. 3 gola në harkun kohor të 15 minutave. Me autor të golit të tretë Useini.

25′ GOOOOOOL Flamurtari 2-1. Përsëri Muarem Muarem, i cili ka shënuar golin e dytë, duke përmbysur rezultatin, pas pasit të dhënë nga Danilo Alvesh, ka gjuajtur saktë, duke mposhtur për të dytën herë, portierin Moçka.

19′ GOOOOOOL Flamurtari 1-1. Muharem ka barazuar rezultatin pas një harkimi nga 30 metra, Musta lëviz bukur në zonë dhe topi shkon drejt e në rrjet.

11′ Hoxha provon të rrezikojë, por Moçka ka reaguar mjaft mirë duke pritur topin e gjuajtur me kokë nga brenda zonës.

8′ GOOOL Teuta, shënon Dediç me penallti.

7′ Penallti për Teutën, Latif pengohet në zonë nga Deliaj dhe Jorgji nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë.

5′ Flamurtari provon një skemë në goditje dënimi, por Sidibe nuk kupton pasimin e Hoxhajt dhe humb rrezikshmërinë e aksionit të skuadrës së tij.

3′ Vlonjatët e nisin në sulm ndeshjen, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.

1′ Nis takimi në Vlorë/

Formacionet zyrtare

Flamurari: Nurkoviç, Siljanovski, Musta, Veliu, Bicaj, Deliaj, Sidibe, Useini, Muharem, Hoxhaj, Danilo Alvesh.

Trajner: Ardi Behari

Teuta: Moçka, Beqja, Bilali, Shkalla, Hakaj, Mustafov, Bilali, Alhasan, Dediç, Cyrbaj, Latif.

Trajner: Gentjan Begeja

Gjyqtar: Enea Jorgji.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb