Padiskutim njeriu i ndeshjes është Cristiano Ronaldo, 33-vjeçari që nuk u kursye duke realizuar tripletë. Fillimisht CR7 zhbllokoi sfidën në minutën e 4-t, ndërsa Diego Costa do të sillte baraspeshën në të 24-n.

Pak para fundit të pjesës së parë si pasojë edhe të një gabimi të De Gea-s Ronaldo do të realizonte të dytin për Portugalinë. Gjithsesi me të njëjtën monedhë do t’i përgjigjej Diego Costa në fraksionin e dytë të lojës, duke realizuar të dytin për Spanjën dhe të dytin personal.

Përmbysja e madhe erdhi në minutën e 58-t, atëherë kur mbrojtësi Nacho shënjestroi saktë nga jashtë zone, duke kaluar për herë të parë Spanjën në avantazh. Si përfundim nuk ishte e thënë që “La Roha” të fitojë pasi i ‘papërmbajtshmi’ Ronaldo në minutën e 88-t realizoi një perlë spektakolare, duke lënë të ngrirë De Gean.

Pas ndeshjeve të para kjo është renditja e Grupit B

Capture

Portugali 3-3 Spanje

4′, 44′, 88′ Ronaldo / 24, 54′ Diego Costa, 57′ Nacho

Komenti i ndeshjes

88′ Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tretë personal dhe të tretin për Portugalinë. 33-vjeçari ka mahnitur nga goditja e dënimit

57’ GOOOL Naço Fernandez realizon një perlë fantastike nga jashtë zone.

54’ GOOOL Diego Kosta shënon sërish, pas një harkimi të gjatë në zonë, dhe shërbehet nga Buskets.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Portugali-Spanjë 2-1

44’ GOOOL Ronaldo shënon nga jashtë zone, me një goditje të fuqishme, dhe De Gea nuk mund të ndalojë topin.

26’ Ringjallet Spanja, teksa Isko lëshon një predhë nga jashtë zone, topi përplaset në traversë dhe më pas bie në vijë fatale. Spanjollët duan gol, por Roki thotë se topi nuk e kaloi vijën.

24’ GOOOL Diego Kosta shënon një gol fantastik, pasi nerr ne vete mbrojtjen e Spanjës.

20’ Depërtim fantastik i Iniestës, pason në fund tek David Silva, por gjuajtja e tij devijohet në këndore.

10’ Provon David Silva nga jashtë zone, por pa shënjestrën e duhur.

4’ GOOOL Ronaldo nuk gabon nga pika e bardhë.

1′ Ka nisur takimi

Spanjë – Portugali është supersfida e parë e dy ekipeve të mëdha në këtë botëror. Në “Fisch Stadium” të Sochi, dy kombëtaret që nisen dhe si favorite për t’i shkuar deri në fund kompeticionit do të synojnë vetëm fitoren, për të shpresuar tek një kalim i fazës së grupeve.

Formacionet titullare

Capture

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: