Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama mbledh qeverinë në Vlorë: Nesër zbresim në terren

20171013-163009

Ndryshe nga herët e tjera qeveria “Rama 2” u mblodh sot në Vlorë, ku do të qëndrojë për dy ditë me radhë. Gazetarja Marsela Karapanço ka siguruar për BalkanWeb axhendën e plotë të takimeve që do zhvillojë si kryeministri ashtu edhe ministrat e kabinetit, gjë që e bëri publike dhe vetë Rana ditën e sotme në një deklaratë për shtyp.

Përveç takimeve në Vlorë, ministrat do të shkojnë edhe nëpër fshatra ku do të takohen nga afër me banorët, por nuk do të mungojnë as prezantimet e hapura.

drafti1

drafti 2

Draft Agjenda e mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Qarkun Vlorë, 13-14 Tetor 217

13 Tetor
10:30 Nisja për në Vlorë
11:30 Inspektim i investimeve për rehabilitimin e skemës së Ujitjes Dega e Krutjes (në dalje te Lushnjes, Klubi i Shoferit, KM, Niko, deputetët e zonës)
13:00 Drekë me ministrat në Vilën Qeveritare Vlorë
16:00 Mbledhje e Këshillit të Ministrave (Pallati i Kulturës)
16:30 Njoftim në media i vendimeve të qeverisë nga Zv.Km Senida Mesi (Pallati i Kulturës)
18:00 Konsultimi Publik për Buxhetin 2018 me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe sipërmarrjes për Draft Buxhetin 2018( Holli I Universitetit Ismail Qemali) LIVE.
20:00 Darkë – Cdo ministër një tryezë me 10 të ftuar të dalluar nga sektori i tij. KM me kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave, prefektin (Restorant Mira Mare)
14 Tetor
8:00 Çdo Ministër mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve të varësisë në qark
9:00 Mbledhje e KM dhe Ministrave me të gjithë drejtuesit e Administratës qendrore në qark. LIVE (pallati I Kultures)
10:30 Dëgjesë me Prindërit për “Planet e bashkëhartuara me prindërit në shkolla” (KM, Nikolla, Kryetari Bashkise-shkolla TBC) LIVE . Shoqeron Ministrin, Dep. Vilma Bello
12:00 Çdo anëtar i qeverisë niset në fshatra të ndryshëm për takime në sektorët përkatës dhe kafe/dreke me banorë të fshatit .
KM vizitë në Kaninë dhe Drekë me një familje në fshatin e Kaninës. LIVE (13:00)
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë – Kaninë. Shoqeron Ministritn Dep. Fate Velaj
Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Novoselë, ferma
Ministrja e Kulturës – Orikum, Parku. Shoqeron Ministrin Edmond Leka
Ministri i Financave dhe Ekonomisë –Vlorë, Zyra e Punës
Ministri i Mbrojtjes –Bunavi, Bestrove e vogel baza. Shoqeron Ministrin Dep.Vullnet Sinaj
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme – Vlorë, studentët. Shoqeron Ministrin Dep. Andrea Marto.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Fshati Poro. Shoqeron Ministrin Vilma Bello
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – asdf
Ministri i Brendshëm – Vlorë
Ministrja e Drejtësisë – IEVK, Vlorë. Shoqeron Ministrin Dep. Alket Hyseni
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit – Tragjas, sheshi qendror
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Novoselë
15:30 Inspektim i punimeve në nënstacionin e Orikumit (KM, Gjiknuri, Leli, Edmond Leka)
16:00 Vizitë në Parkun Arkeologjik të Orikumit (KM, Kumbaro, Gjiknuri, Leli, Edmond Leka)
17:00 Takim i qeverisë dhe pushtetit vendor në Qark, kryetarët e bashkive, administratorët dhe deputetët Socialistë . (Pallati Kultures LIVE.
18:30 Kthimi në Tiranë

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.