Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


VIDEO/ Pas afro një shekulli, shfaqet eklipsi i parë diellor i plotë në SHBA

auto_eklips121503332055

SHBA-Eklipsi i parë diellor i plotë që prej 99 vitesh në SHBA filloi sot në orën lokale 09:05 (16:05 GMT) kur disku diellor filloi të fshihej nga hëna në Oregon, në veriperëndim të vendit.

Eklipsi do të jetë i plotë në orën 17:20 GMT dhe fenomeni do të zhvendoset pak nga pak drejt lindjes.

Eklipsi do të përfundojë kalimin e tij nga SHBA-ja në orën 18:48 GMT në Karolinën e Jugut, në bregun Atlantik në juglindje të vendit.

Miliona turistë dhe astronomë amatorë kanë filluar gjatë gjithë fundjavës të pushtojnë shtetet dhe qytetet ku mund të shihet plotësisht çasti kur hëna fsheh dritën e diellit dhe errësia bie për disa sekonda.

Në fillim ky fenomen do të shihet në shtetin e Oregonit, në bregun perëndimor, por do të jetë i pjesshëm. Eklipsi do të bëhet i plotë 75 minuta më pas dhe shumë zona do të kenë privilegjin që të jenë në këtë trajektore, si qyteti i vogël i Madras, ku errësira do të zgjasë për rreth dy minuta e katër sekonda.

Një milion vizitorë priten në këtë shtet në perëndim të SHBA-së.

(d.d/BalkanWeb)