Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/16 ose siç quhet ndryshe faza e parë me eliminim direkt në kompeticionin më të rëndësishëm europian, “Uefa Champions League”.

Goglat e tërhequra kanë rezervuar dy superpërballje në këtë raund me Real Madrid që ka ‘peshkuar’ sheikët e Paris SG që dolën të parët në grup. Një përballje që do të provoj realisht forcën e parisienëve në Europë kundër kampionëve në fuqi të kompeticionit.

Nga ana tjetër madrilenët të cilët dolën të dytët në grup pas Tottenham do të kenë mundësinë të thonë edhe një herë më të madhe “ne jemi këtu” pas formës jo të mirë që po kalojnë.

Përballja tjetër që do të mbajë shumë të gozhduar përpara ekranit sportdashësit është Chelsea-Barcelona. Londinezët e Conte-s pas titullit kampion në “Premier League” do synojnë suksesin edhe në Europë, por para kanë një kundërshtar ekspert dhe njëkohësisht “big” në Champions, Barcelonën.

Për spanjollët sikundër pritej pas largimit të Neymar, po kalojnë një superformë. Jo vetëm që janë të shkëputur në “La Liga” por edhe në grupin e “Champions-it” e mbyllën në vendin e parë.

Shorti ka rezervuar përballje ‘të lehta’ për dy skuadrat italiane, Juventus dhe Roma, të cilat më parë rrezikonin kundërshtarë shumë herë më të fortë, në letër.

Kampionët e Italisë dhe njëkohësisht nënkampionët e Europës, Juventus, do përballet me ‘spërsat’ e Tottenham. Skuadra angleze ndonëse është nga ‘viktimat’ e preferuar të bardhezinjve për shortim e sotëm pasi rrezikonin skuadra si Manchester City, United apo Paris SG, sërisht do t’a kenë shumë të vështirë me të besuarit e Pochetino-s. Për të konfirmuar këtë fakt mjafton të kujtojmë se londinezët lanë pas në grup një ekip si Real Madrid, të cilën edhe e mposhtën.

Me shumë fat duke parë kundërshtarët e tjerë me të cilët mund të ndeshej mund të konsiderohet edhe Roma. Verdhekuqtë kanë peshkuar ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Gjithsesi për të ‘frikësuar’ italianët duhet treguar se Shakhtar kaloi grupin duke lënë pas skuadrën e Napolit.

Dy ekipet e Manchesterit në fazën e parë me eliminim direkt do kenë përballë kundërshtarë të kapërcyeshëm. City i Guardiolës luan 1/16 kundër Basel, zviceranëve të cilët në grup mposhtën United, por gjithsesi duhet theksuar se “djajtë” ishin pa motiv pasi kishin siguruar kualifikimin.

United do t’a ketë më të vështirë përballë Sevillia-s e cila në grup u rendit e dyta pas anglezes tjetër Liuverpul. Gjithsesi duke parë mundësitë e tjera United mund t’a konsiderojë me fat shortin.

Liverpul i Jurgen Kloop me shumë siguri do të dhurojë një shfaqje të pastër futbolli me portugezët e Porto-s. Dy skuadra të cilët luajnë hapur dhe kanë mundësi të njëjta kualifikimi, pavarësisht se Liverpul luan në kampionatin më prestigjioz, “Premier League”.

Shorti i Champions League

Juventus vs Tottenham

Basel vs Manchester City

Porto vs Liverpul

Sevillia vs Manchester United

Real Madrid vs Paris SG

Shakhtar Donetsk vs Roma

Chelsea vs Barcelona

Bayern Mynchen vs Besiktas

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb