Skënderbeu bëhet skuadra e fundit që siguron pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Kupës pasi kaloi me rezultatin e përgjithshëm 5-0 Teutën. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë nuk është kursyer as në të dytën por ka fituar me shifrat e thella 3-0.

Ndeshjen e zhbllokoi Sabien Lilaj në fundin e pjesës së parë pas një goditje ekselente duke shtangur portierin. Në pjesën e dytë ishte afrikani Sowe që u rikthye pas një mungesë të gjatë duke shënuar ‘dopietë’ e në të njëjtën kohë duke stampuar shifrat përfundimtare të takimit.

Skënderbeu 3-0 Teuta

Minutë pas minute

Mbyllet sfida. Skënderbeu – Teuta 3-0

90+2′ minuta shtesë.

89’ Dëmtohet Jashanica. Mbrojtësi mendohet se ka nxjerrë kupën e gjurit në momentet e fundit të lojës

87’ Gripshi ka një shans mjaft të mirë të shënojë edhe golin e katërt, por Kastrati ndal ish-sulmuesin durrsak.

84’ Lajthia godet pas një depërtimi në zonë, por Teqja bën detyrën.

71’ Në fushë Gripshi, largohet Xhejms.

70’ GOOOL Soue. Një krosim nga e djathta e Jashanicës, shfrytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi nga Mali.

84′ Danilo Alvesh lëshon një tjetër predhë, por topi përfundon në duart e portierit Alban Hoxha.

66’ Përsëri Soue në zonë, në dy tentativa. Të parën e ndal portieri, ndërsa topin e rikthyer përsëri në këmbët e tij, sulmuesi e përplas tek shtylla dhe më pas del jashtë.

64’ Soue del përsëri vetëm në zonën e Teutës, por gabon në goditjen finale.

60’ GOOOOL Soue. Kombinim i bukur mes Xhejms dhe sulmuesit Soue. Ky i fundit del vetëm me Moçkën, dhe nuk fal nga pranë portës.

60’ Zëvendësimi i parë tek Skënderbeu. Largohet Gavazaj, në vendin e tij Saiti.

59’ Çyrbja godet nga shumë larg portës, por Teqja në krye të detyrës.

50’ Vila provon nga e majta e zonës durrsake, por topi shkon jashtë.

46’ Begeja e nis menjëherë me zëvendësim. Del Bilali, në fushë Silvester Shkalla.

46’ Nis pjesa e dytë në Korçë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45+1’ GOOOL Lilaj në sekondat e fundit, lëshon një të djathtë në hyrje të zonës, pas një aksioni të shpejtë të korçarëve, me Moçkën që mbeti i shtangur pas goditjes.


45+1′ minutë shtesë.

44’ Gavazaj provon, por Moçka përsëri në krye të detyrës.

39’ Bilali merr kartonin e parë të verdhë të sfidës, për një prekje të topit me dorë.

33’ Shtylla ndal Emiljano Vilën, pas një goditje të fortë nga jashtë zone, por topi përplaset në traun e djathtë të portës së mbrojtur nga Moçka.

24’ Gavazaj me një top të gjatë, kroson drejt majës së sulmit, por Soue neutralizon.

20’ Dita hedh një top në zonë, por Soue nuk arrin dot ta devijojë drejt portës.

15’ Lilaj godet nga hyrja e zonës, dhe topi që po shkonte drejt portës, devijohet nga mbrojtja e Teutës.

8’ Portieri Teqja në një moment të vështirë, dhe Latif i rrëmben topin, por mbrojtësit korccarë rregullojnë gabimin e portierit.

4’ Gavazaj provon në minutat e para të takimit, nga jashtë zone, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar.

1′ Ka nisur takimi në Korçë

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Teqja; Dita, Radas, Aliti, Mici; Lilaj, Vila, Muzaka; Gavazaj, Xhejms, Soue.
Trajner: Daja

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Hrkac, Bilali, Alhasan, Çyrbja, Hakaj, Hila, Mustafov, Lajthia, Latif.
Trajner: Begeja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb