Skënderbeu ka marrë një fitore jo me pak mundime përballë Lushnjës sot në Korçë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja arriti të triumfonte me shifrat 3-1, por deri në momentin e golit të Xhejms gjithçka ishte e hapur.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë për vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Sowe. Më pas Bruno Dita do të dyfishonte për korçarët, por kur pritej vetëm përfundim i pjesës së parë Sefaj shënon për lushnjarët duke rihapur takimin.

Në fraksionin e dytë të lojës ishin korçarët që u treguan më të saktë, me Xhejms që realizoi në minutën e 76-t falë një siluri që vulosi takimin.

Pas 24 ndeshjesh në Superligë Skënderbeu renditet i pari me 56-t pikë, 14-t më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Lushnja vijon të jetë e fundit me vetëm 10-t pikë.

Skënderbeu 3-1 Lushnja

2′ Sowe, 37′ Dita, 75′ Xhejms/ 44′ Sefa

Minutë pas minute

Mbyllet sfida në Korçë, Skënderbeu 3-1 Lushnja.

90’ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.

86’ Largohet Xhejms nga fusha dhe futet Suad Sahiti.

75’ Gooool Vendasit vrasin sfidën, silura e Xhejms nderon Skënderbeun

73’ Pepa shërbeu bukur për Cankën që ndodhej në zonë, por ky i fundit u vonua në finalizim dhe larguan topin korçarët.

72’ Shans i artë për Soue. Prenci i heq topin në momentin e fundit sulmuesit.

71’ Sefa provon të shërbejë për Pepën me një krosim nga e djathta e fushës, por nuk arrin Pepa dhe kontrollon topin Shehi.

69’ Pepa gjuan nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij përfundon shumë larg.

68’ Soue kërkon të gjejë hapësirë për të krosuar në krahun e djathë të fushës, por nuk e lejojnë mbrojtësit e Lushnjës.

66’ Soue nuk arrin të shërbejë siç duhet për Lilaj, largojnë topin lushnjarët. Rivënie anësore!

65’ Kundërsulm i shpejtë i ekipit korçar. Xhejms hap një korridor të bukur për Soue, por del dhe kontrollon portieri Bejte.

64’ Mone merr përsipër goditjen e dënimit. Kroson ai, por njëri nga lojtarët e Lushnjës ishte në pozicion jashtë loje.

63’ Muzaka bën një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Goditje dënimi për Lushnjën.

62’ Kundërsulm i ekipit vendas, por ndali në momentin e fundit Bufasi.

61’ Largohet nga fusha autori i golit të dytë të Skënderbeut, Dita, dhe në vend të tij hyn Nimaga.

58′ Zëvendësimi i parë i takimit i përket Lushnjës. Ruço zë vendin e Metos.

56’ Prençi ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër në dëm të Gavazaj. Mungon në sfidën e radhës të Lushnjës.

53’ Muzaka tentoi një goditje nga jashtë zonës, por ishte e pasaktë.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu 2-1 Lushnja.

44’ GOLLL Lushnja. Sefa ndëshkon Skënderbeun dhe rihap takimin

41’ Soue iu afrua golit të tretë. Gjuajtja me kokë e Soue pritet nga Bejte.

37’ Goool. Bruna Dita dyfishon shifrat për Skënderbeun, pas një goditje me kokë, që lë të shtangur portierin Bejte.

32’ Tifozët vënë duart në kokë, e pabesueshme çfarë ka shpërdoruar Soue shumë afër portierit të Lushnjës.

31’ Tenton përsëri Xhejms të gjejë golin, kësaj radhe nga brenda zonës, por topi prek në trupin e njërit prej mbrojtësve të Lushnjës dhe arrin ta largojnë topin këta të fundit.

29’ Lushnja i afrohet golit për herë të parë. Canka nuk arriti të devijonte topin për në rrjetë, pas një krosimi të ulët, që i erdhi nga korsia e majtë e fushës.

28’ Kësaj radhe është Xhejms ai që tenton të gjejë golin për Skënderbeun me anë të një goditje nga jashtë zonës. Edhe ai tregohet i pasaktë, dhe topi përfundon jashtë kuadratit të portës.

23’ Soue kërcënon përsëri me një goditje potente, por grushton portieri Bejte. Vetëm goditje nga këndi.

18’ Mone shkakton një faull në dëm të Gavazaj. E tërheq nga fanella mbrojtësi i Lushnjës. Diçka që e kanë përsëritur disa herë lushnjarët deri tani.

14’ Skënderbeu fiton goditjen e parë nga këndi për këtë sfidë, por Muzaka nuk e kroson si duhet, e gjuan shumë fortë ai.

6’ Skënderbeu ul ritmit pas golit të shënuar, qarkullon topin në mesfushë.

2’ Goool Shënon menjëherë Skënderbeu me anë të Soue.

1′ Nis takimi në Korçë/

Formacionet zyrtare

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Aliti, Lilaj, Muzaka, Dita, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Trajner: Ilir Daja

LUSHNJA: Bejte, Meto, Prenci, Bufasi, Mone, Alushi, Gava, Papa, Canka, Sefa, Pepa.

Trajner: Dritan Çuko

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb