Skënderbeu e ka mbyllur 2017 me fitore pasi ka mundur në Korçë me rezultatin 3-1 skuadrën e Teutës. Të besuarit e Ilir Dajës edhe pse kaluan në disavantazh arritën të përmbysnin shifrat duke konsoliduar vendin e parë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20-t me Ante Dediç që realizoi me penallti, ndërsa Sowe në të 36-n riktheu përkohësisht baraspeshën. Pak para fundit të lojës Skënderbeu realizoi dy herë për të sigluar 3 pikët. Fillimisht Sow që realizoi edhe golin e dytë personal dhe më pas Xhejms Adenji vulosën shifrat përfundimtare.

Kjo është hera e tretë radhazi që Teuta nuk arrin të mbajë avantazhin. Së pari në takimin kundër Partizanit, më pas kundër Kukësit dhe së fundmi kundër Skënderbeut.

Pas 16 ndeshjesh në Superligë Skënderbeu renditet i pari me 37 pikë, 9-t më pak se Flamurtari i vendit të dytë që sot mposhti Kamzën me shifrat 0-3.

Skënderbeu 3-1 Teuta

MINUTË PAS MINUTE

90+4′ Përfundon takimi

84′ GOOOOL Skënderbeu. Xhejm Adenji thellon shifrat. Tauta pranë humbjes së katërt radhazi

81′ GOOOOOL Skënderbeu. Sow shënon golin e dytë për korçarët dhe të dytin personal

73’ Vangjeli kroson për Xhejms që ndodhet në zonë. Beqja e arrin topin dhe bën një gafë në zonë e Teutës, por gabimin e rregullon i riu Bilali, i cili largoi topin për goditje këndi.

68’ Zëvendësimi i parë për Teutën, del Dediç dhe futet Cmajcanin.

61’ Xhejms kroson nga krahu i djathë, Taku godet me kokë, por pret Kastrati.

54’ Cyrbja nis një të gjatë top për Hilën, por mesfushori ishte në pozicion jashtë loje.

49’ Dediç një rrezik i vazhdueshëm për korçarët. Gjithsesi gjuajtja e tij ishte e dobët kësaj rradhe dhe kontrollohet nga Shehi.

46’ Fillon pjesa e dyte ne stadiumin e Korçës

Mbyllet pjesa e parë në Korçe.

45’ Teuta kishte një mundësi të mirë pas një goditje këndi, por largon portieri Shehi.

43’ Taku nis një pasim të bukur për Sowe në zonë, por sulmuesi nuk arrin dot topin.

42’ Ka ngelur i dëmtuar mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, pas një dyluftimi në mesfushë.

35’ Goooooooool Pas një rasti të humbur nga Dediç, Skënderbeu nis një kundërsulm, të cilin Sowe e shndërron në gol.

28’ Tjetër rast që nuk shfrytëzohet nga korçarët, dy raste të rrezikshme në dy minuta nga Skënderbeu.

27’ Shpëton për mrekulli Teuta, gjuan Sowe por topi prek shtyllën.

20’ Goooooool Kalon në avantazh Teuta, shënon Dedic nga penalltia.


19’ Penallti në favor të Teutës, fituar nga Amadu LATIF. Faull i shkaktuar nga Vangjeli.

15’ Vangjeli gabon duke mbajtur një top në zonë, Hila përfiton dhe ai merr. Hila më pas i gjendur përpara Shehit gjuan, por topi gjen vetëm rrjetën e jashtme.

9’ Nimaga arrin topin që vjen në zonë pas një krosimi nga një goditje dënimi, por gjithsesi nuk tregohet i saktë më kokë.

4′ Cyrbja shërben për Amadu Latif, i cili del i vetëm para portës së Shehit, por anësori ndal për pozicion jashtë loje.

1’ Fillon sfida në Skënderbeu-Teuta në Korçe.

Do të luhet sot në Korçë sfida Skënderbeu-Teuta në orën 13:00, për javën e 16-të Kategorisë Superiore. Skënderbeu do ta presë i qetë ndeshjen e fundit për këtë vit, pasi gjendet në vendin e parë, e shkëputur me 9 pikë nga Kukësi i vendit të dytë.

Ekipi vjen në këtë takim në gjendje optimale, por trajneri Daja duhet të bëjë ndaj Teutës pa Gavazaj, Lulaj dhe Demte. Ndërsa rikthehen për këtë ndeshje Mici, i cili ishte i pezulluar javën e kaluar dhe Osmani, që kishte një virozë gripale.

Ndërkohë, kapiten për Skënderbeun ndeshjen e sotme do të jetë Radas, pasi Shehi ka menduar ti bëjë një dhuratë shokut të skuadrës vetëm për këtë ndeshje.

Teuta do të mundohet të bëjë një ndeshje sa më të mirë sot, për të kërkuar daljen nga kriza e javëve të fundit. Teuta vjen pas tre humbjeve rresht në tre javët e kaluara të Superiores dhe tashmë po rrezikon mbijetesën. Teuta do të ketë mungesën e sulmuesit Osemene ndeshjen e sotme.

Formacionet e të dyja ekipeve

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Rada, Jashanica, Mici, Lilaj, Nimaga, Muazaka, Taku, Xhejms, Sowe.
Trajner: Ilir Daja

Teuta: Kastrati, Beqja, Shehi, Sykaj, Hakaj, Lena, Bilali, Cyrbja, Dedic, Hila, Amadu.
Trajner: Gugash Magani (panorama sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb