Skënderbeu ka ‘shkatërruar’ sot ekipin e Laçit duke e mundur me shifrat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Superligës. Korçarët pas barazimit në mesjavë kundër Kukësit janë rikthyer te fitoret duke vijuar të qetë rrugën drejt titullit kampion.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 4-t nga Aliti. Kurbinasit tentuan të reagonin por Ali SoWe në të 36-n dyfishoi rezultatin duke sjellë qetësinë për vendasit.

Në fraksionin e dytë të lojës Sowe do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretë për Skënderbeun, ndërsa Krasniqi në minutat e fundit të lojës do të vuloste shifrat përfundimtare të takimit.

Me këtë ‘poker’ korçarët ‘arratisen’ në vendin e parë me 53 pikë, 14-t më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Kukësi, ndërsa Laçi bën një hap fals në ‘luftën’ për zonën ‘Euro’ duke u renditur i 4-i me 33 pikë.

Skënderbeu 4-0 Laçi

Aliti 4′, Sowe 36′, 56′, Krasniqi 85′ /

Minutë pas minute

Përfundon takimi në Korçë.

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

85′ GOOOOL Skënderbeu 4-0. I riu Krasniqi ka zëvendësuar denjësisht Souenë duke shënuar golin e parë me fanellën e korçarëve.

79′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeu, largohet Muzaka, në fushë Sabjen Lilaj.

77′ Goli i katër në horizontin e korçarëve, ku Xhejms provoi me një gjuajtje, por topi u ndal nga portieri.

76′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu largohet Soue, në fushën e lojës i riu Krasniqi.

71′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gavazaj, në fushë Sahiti.

68′ Ali Soue kishte të gjitha shanset për të shënuar golin e tretë personal dhe të katërtin e sfidës. Sulmuesi nga Gambia i vetëm përballë Selmanit, ka gabuar duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

62′ Zëvendësim i tretë te Laçi, largohet Eglantin Gjoni, në fushë Jonuzi.

56′ GOOOOL Skënderbeu 3-0. Ali Soue duket se nuk ka të ndalur pas dopietës ndaj Kukësit. Sulmuesi nga Gambia, ka përfituar nga një top i devijuar me kokë nga mbrojtësit e Laçit, duke goditur saktë nga brenda zonës, për të shënuar golin e tretë.

49′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin, Qaqi provon me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë. Laçi kryen 2 zëvendësimie. Largohet Shtubina vendin e tij e ze Zogaj. Largohet edhe Uzuni për Xhixhën.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

40′ Bruno Dita tenton nga distanca, gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.

36′ GOOOOL Skënderbeu 2-0. Ali Soue shënon të dytin për korçarët. Gjergji Muzaka jep një pasim fantastik për Ditën, i cili asiston me kokë për Soue, i cili nuk fal shumë pranë portës duke dyfishuar rezultatin.

23′ Laçi shënon golin e avantazhit, por për gjyqtarin Xhaja, kemi të bëjmë me një faull ndaj portierit Shehi.

21′ Eskerda provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

17′ Pas një kobinimi me Muzakën, Vangjeli kroson në zonë nga e djathta, por shumë lart për Soue.

4′ GOOOL Skënderbeu 1-0. Fidan Aliti shënon me kokë pas krosimit nga e djathta e Muzakës.

1′ Ka nisur takimi, Skënderbeu shkelmon topin e parë nga qendra./ panorama sport

Formacionet

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Nimaga, Muzaka, Dita, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Trajner: Ilir Daja.

Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Qaqi, Sefgjinaj, Gjoni, Bardhi, Eskerda, Shtubina, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb