Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Llallës i skadon mandati, PS shpall vakancën për Kryeprokurorin e Përkohshëm. PD: Thikë pas shpine

Ligjet

TIRANE- Kryeprokurorit Adriatik Llalla i skadon zyrtarisht sot mandati, ndërsa për të gjetur zëvendësuesin e tij është mbledhur Komisioni i Ligjeve.

Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja i qëndroi linjës së mazhorancës për të zgjedhur një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm me 71 vota, ndërsa Bledi Çuçi prezantoi edhe projektvendimin dhe shpalli vakancën.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga opozita e cila thotë se kërkon që Kushtetuta të prevalojë mbi çdo gjë dhe kryeprokurori të zgjidhet me 84 vota.

Relatori Bledi Çuçi sqaroi me detaje edhe mënyrën se si do të zgjidhet kryeprokurori i ri:
1. Miratim procedure për Prokuror të Përkohshëm
A. Komisioni i Ligjeve bën shpallje publike vakance dhe fton prokurorët që përmbushin kriteret ligjore brenda 5 ditësh të depozitojnë CV dhe aplikimin.
B. Komisioni publikon listën dhe bën seanca dëgjimore
C. Brenda dy ditësh pas dëgjesës komisioni rendit kandidatët dhe ja dërgon seancës plenare
Ç. Kuvendi voton për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

DISKUTIMET
Halimi: Prokuroria e Përgjithshme merret drejtpërdrejt me hetimin e qeverisë. Ne jemi përplasur dy herë në Komisionin e Venecias për këtë çështje. Komisioni i Venecias është shprehur qartë për atë që u miratua me konsensus në 2016. Çfarë tha, Prokurori i Përgjithshëm nuk do miratohet nga Parlamenti. Ky ka qenë debati, si do zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Historia i përkohshëm, i përhershëm për të mbaruar ca punë… Zgjedhja me më pak se 84 vota, është thikë në shpinë për reformën në drejtësi.

Çuçi: për të sqaruar diçka në lidhje me ça tha zoti Halimi. Duhet të sqaroj opinionin publik se prokurori i përgjithshëm që pas hyrjes në fuqi të ligjit, nuk merret me çështje kundër krimit të organizuar, as korrupsionit.

Manja: Kemi të bëjmë me një drejtues të zyrës së prokuroi të përgjithshëm. Është shumë e thjeshtë.

Alibeaj: Çdo gjë po ndodh në këtë ditë të sotme. Sot sapo e thatë që po nisni procedurën për të zgjidhur prokurorin e përgjithshëm. Është e pazakonte për faktin se çështja s’ka qenë në kalendarin e punimeve. Ku e gjen të drejtën Sekretari i përgjithshëm të inicioj në procedurë parlamentare? Është e pazakontë dhe për një arsye tjetër, nuk është alibi që maxhoranca kërkon të kapë prokurorin e përgjithshëm. Është fakt. Ju po nisni procedurën për të ‘rrëmbyer’ kreun e akuzës. Gjithkush e kupton. Mund të keni probleme personale me Llallën, por prokuroria e drejtuar nga ai është duke shkuar përpara. E kuptoj se midis jush dhe nesh është e lehtë të ‘ngremë’ armët dhe të luftojmë njëri-tjetrin, jo vetëm për të mbrojtur një individ apo për të luftuar kundër një individi me emrin Adriatik Llalla. S’ka arsye që të pozicionohemi kundër individit dhe Kushtetutës. Është ftesa e parë që e bëj për ju. Ftesa është edhe politike, sepse nëse hidhni këtë hap të gabuar, do bëni këtë gjë; do acaroni klimën politike këtij vendi. Kur në fakt nuk ka arsye. Po bëni kapje të pushtetit. Ne prokurorin e përgjithshëm e zgjidhnim mes balancës Kuvendi-Presidencë. Ky është hap pas vite dritë. Goditet pushteti. Pyetja është; a ka sot një problem që duhet të na mblidhte? Jo mo nuk ka një proces. Nuk ka një ngërç institucional të pazgjidhshëm. Sot nuk e kemi një ngërç të tillë të pazgjidhshëm.
VIJON





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.