Poshtë Apenineve jugore, në thellësi, ekziston një burim magme që mund të prodhojë tërmete “me përmasa të konsiderueshme” dhe më të thella se ato të regjistruara deri më tani në këtë zonë. Zbulimi, i botuar në revistën “Science Advances”, është i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) dhe Departamentit të Fizikës dhe Gjeologjisë i Universitetit të Perugias.

tgcom termetet

Tërmetet dhe akuiferet e Apenineve jugore zbulojnë praninë e magmës në thellësi në zonën e Sannio-Matese, shkruan tgcom24, raporton “BalkanWeb”.

Studimi “Shenjat sizmike të ndërhyrjeve aktive në zinxhirët e maleve”, botuar në “Science Advances”, ka impakt në njohjen e strukturës, përbërjes dhe sizmicitetit të vargjeve malore, mbi mekanizmat e ngjitjes së magmës dhe gazeve dhe se si të monitorohen ato.
“Vargmalet përgjithësisht karakterizohen nga tërmetet që i atribuohen aktivizimit të defekteve që lëvizin si përgjigje ndaj sforcove tektonike, – shpjegon Francesca Di Luçio, ing. gjeofizike dhe koordinatore në INGV, me Guido Ventura, të grupit hulumtues – megjithatë, duke studiuar një sekuencë anomalie sizmike, që ndodhi në dhjetor 2013-2014 në zonën e Sannio-Matese me një magnitudë prej 5 ballë, zbuluam se këto tërmete u shkaktuan nga një ngritje magmë në koren e tokës ndërmjet 15 dhe 25 km thellësi.

magma

Një anomali e lidhur jo vetëm me thellësinë e tërmeteve të kësaj sekuence (midis 10 dhe 25 km), krahasuar me atë më sipërfaqësore të zonës (10-15 km), por edhe me formën e valëve të aktiviteteve më të rëndësishme, të ngjashme me ato të tërmeteve në zonat vullkanike”.
Të dhënat e mbledhura tregojnë se gazrat e lëshuara nga kjo ndërhyrje e magmës kryesisht përbëhen nga dioksidi i karbonit, i cili ka arritur sipërfaqen si gaz i lirë ose i tretur në akuiferet e kësaj zone të Apenineve.
“Ky rezultat – shton Guido Ventura, INGV vullkanologjist – hap rrugë të reja për të identifikuar zonat e ngritjes së magmës në vargjet malore dhe nxjerr në pah se si ndërhyrje të tilla mund të gjenerojnë tërmete me një madhësi të konsiderueshme.
Studimi i përbërjes së ujëmbajtësve nxjerr në pah edhe anomalin termike”. “Duhet të përjashtohet mundësia që magma që ka kaluar kreshtën në zonën Matese mund të arrijë sipërfaqen duke formuar një vullkan”, shton Giovanni Chiodini, gjeokimist i INGV.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/01/C_2_documento_1121_upfDocumento.pdf”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: