TIRANE- Deputeti Nard Ndoka ka reaguar pas akuzave të Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike se ka lobuar në SHBA, me para që u fshihet burimi i financimi. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Ndoka thotë se PS po i kundërpërgjigjet me akuza, denoncimeve të bëra çdo ditë nga opozita për “ministrat, deputetët e kryetarët e bashkive të rilindjes, si të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në trafikimin e drogës”.

Më herët, në një reagim në rrjetin “Facebook”, sekretari i përgjithshëm i PS, njëherësh kreu i grupi parlamentar, Taulant Balla tha se për këtë çështje duhet të verifikohen dhe të merren në pyetje kryedemokrati Basha dhe njerëz me lidhje familjare me të.

POSTIMI I PLOTE
Komunistët vazhdojnë me të njëjtin sllogan: “Sulmit t’i përgjigjemi me sulm”!
Basha e Opozita po i akuzon çdo ditë ministrat, deputetët e kryetarët e bashkive të rilindjes, si të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në trafikimin e drogës!

Balla, me porosi të kryetarit, akuzon Bashën se ka firmosur marrëveshje me kompaninë amerikane për zgjedhjet!

Opozita – sulm grupeve kriminale e drogës!
Rilindja – sulm Opozitës dhe SHBA-ve!
O komunista, përgjigjuni;
pastaj sulmoni!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb