Pas shumë problemeve dhe varësisë me drogën, aktorja Lindsey Lohan eshte rikthyer në rolet e saj.

Ajo pritet që përsëri të luajë rolin e një surfisteje, raportojnë sot mediat e ndryshme amerikane dhe angleze.

Aktorja 31 vjeçare – e cila është e njohur për rolin e saj në “Mean Girls” dhe “Herbie: Fully Loaded” – ka thënë se do te japë më të mirën në një skenë të filmit të ri.

Lohan, ka pozuar në një vend tropikal ku është edhe duke e xhiruar këtë film.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: