Ndërpritet ndeshja në Skrapar, Skrapari-Elbasani. Kur rezultati ishte 1-0 për Elbasanin, në minuten e 68-të, vendësit shënojnë gol, por e anulon anësori Xhulio Mani.

Në këtë moment, lojtarët e Skraparit vrapojnë drejt anësorit dhe e godasin, dhe pas konsultimit mes arbitrave, vendoset që të ndërpritet ndeshja në minutën e 68-të. Arbitri anësor ka akuzuar se është goditur nga lojtari Gogo i Skraparit, shkruan PanoramaSport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: