Kjo javë në premier ligën Ruse ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptar që aktivizohen në ligën kryesore të vendit. Dy nga tre “kuqezinj” janë përfshirë në formacionin e javës në kampionatin Rus. Bekim Balaj dhe Bernard Berisha u përzgjodhën si dy nga 11-të më të mirët e javës që lamë pas.

Balaj shënoi një nga 3 golat që Terek Grozni fitoi me Rubin Kazan këtë javë ndërsa Bernard Berisha gjithashtu shënoi golin e tretë në fitoren e Anzhit kundër Tomsk.

Bie në sy mungesa e fierakut Odise Rroshi që edhe pse shënoi një super gol nuk mundi të ndikonte aq shumë sat ë përfshihej në këtë listë. Pavarsisht gjithçkaje java që lam pas është nga më pozitivet për lojtarët shqiptar që aktivizohen atje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: