TIRANE- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, duke u ndalur tek fushata elektorale dhe rezultatet e këto procesi. Në një konferencë për mediat, Mediu tha se Partia Republikane në këto zgjedhje ka arritur një rezultat më të lartë se në 2013, duke siguruar një përfaqësim me 65 këshilltarë.

Sipas Mediut, “të humburit më të mëdhenj në zgjedhje janë dy partitë PD dhe PS”.

“Fushata nisi e manipuluar me hartën elektorale, madje kjo fushatë elektorale ishte e mbushur me pazare politike. Shumica bëri shpenzime të mëdha para zgjedhjeve. Por PR arriti një përfaqësim me 65 këshilltarë, një rezultat më të lartë se zgjedhjet e 2013. U renditëm forca e katërt në vend. Ne i thamë PD të tërhiqej në ato njësi ku shumica kishte të inkriminuar. Megjithatë opozita dëgjoi sugjerimet e ndërkombëtareve, dhe është më mirë një humbje e ndershme, sesa një fitore e turpshme. Do thoja se këmbëngulja metës për të marrë Vorën e bën atë qesharak”, tha Mediu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: