LONDËR– Një polic britanik u dënua me pesë vite burg pasi i ka shitur kompanive private informacione në lidhje me aksidente rrugore… shpeshherë edhe përpara se një agjent policie të mbërrinte në vendngjarje për të verifikuar aksidentin.

Abuzimi konsistonte në nxjerrjen nga serverat e policisë emrat dhe të dhënat specifike të personave të përfshirë në aksidentet, bëri të ditur prokuroria britanike në një deklaratë.

Këto informacione më pas i shiteshin kompanive private, si zyra ligjore që i përdornin për të kontaktuar personat e përfshirë duke i propozuar të vepronin për të siguruar kompensime të ndryshme.

Zyrtari, Nigel Mungur anëtar i policisë së Lancashire (veriperëndim të Anglisë) kishte krijuar edhe ai vetë një kompani të vogël duke grumbulluar brenda një harku kohor shtatë vjeçar rreth 363.000 stërlina (405.000 euro).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb