Babai i Meghan Markle mund të mos jetë i pranishëm në dasmën e vajzës së tij me princin Harry, që do të zhvillohet të shtunën, për shkak të një seance fotosh të diskutuara, një situatë e vështirë për çiftin e ardhshëm, të cilët kanë kërkuar mirëkuptim dhe respekt.

Këto zbulime kanë penguar komunikimin perfekt të familjes mbretërore, katër ditë nga kjo ngjarje shumë e ndjekur në Britaninë e Madhe.

Ato zunë faqet e para të gazetave britanike që pyesnin se kush do ta çonte Meghan në altar.

“Thomas Markle, 73 vjeç, ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë martesore të vajzës së tij në kështjellën e Windsor, në perëndim të Londrës, ashtu siç ai kishte parashikuar, për të mos shqetësuar vajzën e tij, pasi pranoi se ishte paguar nga paparacet”, theksoi faqja informative TMZ.

Imazhet, që do të shiteshin 100 000 dollarë (84 000 euro) në mbarë botën, sipas tabloidit “Daily Mirror”, tregojnë 73-vjeçarin duke u përgatitur për martesën e ardhshme.

Pallati i Kensington ka refuzuar të japë detaje nëse Thomas Markle do të jetë i pranishëm në ceremoninë martesore që do të zhvillohet të shtunën.

“Ky është një moment shumë personal i Megan Markle”, theksoi një zëdhënës i pallatit të Kensington, residenca zyrtare e princit Harry, në një komunikatë të shkurtër.

“Princi Harry dhe ajo kërkojnë mirëkuptim dhe respekt në këtë situatë të vështirë”, vijon komunikata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: