Eshtë ndarë nga jeta në moshën 97 vjeçare Lewis Gilbert, regjisori britanik i tre serive të filmave me James Bond.

Lajmin e bëjnë të ditur producenti Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli në faqen zyrtare të filmit “James Bond“ të cilët komentojnë: U trishtuam shumë kur morëm vesh për vdekjen e mikut tonë të dashur Lewis Gilbert.

“Lewis ishte një zotëri i vërtetë që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në industrinë e filmave britanike, si dhe në seritë e filmave për James Bond si “You Only Live Twice,” “The Spy Who Loved Me” and “Moonraker”, shtuan ata.

Ai e nisi karrierën e tij si aktor në moshë shumë te re dhe më vonë punoi si ndihmës regjisor në serinë e filmit dramë “Jamaica Inn” të regjisorit dhe producentit anglez, Alfred Hitchcock.

Ai u bë i njohur në filmin “Alfie” të vitit 1966, duke risjellë edhe njëherë në ekran aktorin Michael Caine, që u nominua për disa çmime “Academy Awards”, duke përfshirë edhe “Fotografinë më të mirë”.

Gilbert mori gjatë karrierës së tij shumë çmime, dy çmime BAFTA për filmin dramë komedi të vitit 1984 “Educating Rita”, në të cilën luante sërish aktori Michael Caine.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: