LONDËR – Shqipëria është prezantuar sot në galerinë e famshme “Architectural Association” në Londër me punimet e dy artistëve të saj, nga më të vlerësuarit në arenën ndërkombëtare, Adrian Paci me veprën e tij “The column” dhe Edi Hila me serinë e pikturave “Penthouse”. Pavijoni i Shqipërisë titullohet “Potential Monuments of Unrealised Futures” (Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara),

Sëbashku me artistët, në Londër ka qënë edhe Kryeministri Rama, i cili në përshtypjet e tij hedhur në rrjetet sociale, shkruan: Sëbashku me Edi Hilën e Adrian Pacin për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër. Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në zemrën e një metropoli, ku shpesh shqiptarët janë paragjykuar si keqbërës!”

Ekspozita ishte parashikuar në axhendën e prezantimeve të kësaj galerie.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: