Është prezantuar sonte në mbrëmje trajneri i ri i Real Madrid, Julien Lopetegui, i cili dje u shkarkua nga Spanja. Fjalët e para të teknikut ishin:

“Falënderoj presidentin e Real Madrid për besimin dhe për këtë mundësi që mu dha. Do punoj në maksimumin e mundësive për të qëndruar në një klub të tillë sa më gjatë të jetë e mundur. Që pas vdekjes së nënës time, dje kur më shkarkuan nga Spanja ishte dita më e hidhur e jetës time, ndërsa sot është më e bukura.”

Më pas Lopetegiu foli për aventurën e re të tij, por edhe për të vjetrën: “Në mendjen time kanë kaluar shumë imazhe. Mu kujtua vetja edhe me uniformën e ushtrisë kur isha 18 vjeç dhe e kisha ëndërr të kontribuoja për vendin tim. Nesër do të bëj tifo për djemtë kundër Portugalisë, sepse e ndjen ende veten pjesë të atij ekipi që mendoj se do të fitojë Kupën e Botës. Mjafton të kenë pak fat në disa episode dhe do t’ia dalin.”

Më pas spanjolli shtoi: “Nuk e dija që futbollistët e Spanjës më donin dhe më respektonin kaq shumë. Cristiano Ronaldo? Është futbollisti më i mirë në botë pa dyshim, uroj të qëndroj te Real Madrid.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb