Al Bano, i cili sapo është kthyer nga një turne në Australi, ku është shoqëruar nga fëmijët e tij Jasine dhe Bido, ka takuar bashkëshorten Loredana në Milano.

Të dy duket se kanë sqaruar situatat e tensionuara të muajve më parë, edhe në emër të dashurisë për fëmijët. ’Jam një njeri i paqes’ ka thënë shpesh Albano Carrisi për të justifikuar vullnetin e tij për të mos ndërhyrë në çështjet që i takojnë Loredanës dhe ish bashkëshortes së tij Romina Power.

Këtë herë Lecciso duket shumë pranë me këngëtarin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: