I pyetur nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, nëse Ilir Meta kishte dijeni për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, analisti, njëherësh edhe këshilltari i Kreut të Kuvendit, Lorenc Vangjeli, është shprehur se Meta nuk ka patur dijeni për këtë ndryshim në qeveri.

Sipas Vangjelit ndryshimet në qeveri i kanë kapur të gjithë në befasi, edhe opinioni publik po ashtu edhe opozitën. “Mesa kuptohet edhe Meta nuk ka qenë në dijeni. Ishin ndryshime të paparalajmëruara. U zu në befasi opinioni publik edhe aktorët kryesor politikë”, – pohoi Vangjeli.

Sipas tij ky ndryshim i kabinetit “Rama” nuk është bërë në kushtet e presionit nga Ilir Meta, por po ashtu nuk ka patur një ndikim në këtë lëvizje as opozita. Vangjeli tha se sipas lajmeve që kanë qarkulluar, të njëjtin diskutim për largim nga qeveria Rama ka patur edhe me dy ministrat e tjerë, duke iu referuar Ditmir Bushatit dhe Lindita Nikollës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb