Ish-portieri i Interit, Hulio Cesar, i ka dhënë fund karrierës në stadiumin e mitik të Brazilit, ‘Maracana’. Heroi i ‘tripletës’ në 2010 me zikaltërit ka luajtur ndeshjen e fundit të karrierës së tij, në fitoren 2-0 që Flamengo arriti ndaj America.

“Kam qarë shumë gjatë gjithë kësaj jave,” – ka pranuar në fund të ndeshjes portieri brazilian që u përul përpara tifozëve të Flamengo me një dorë në zemër, ndërsa tjetrën drejt qiellit.

Palmaresi i 38-vjeçarit, krahas “tripletës” me Inter në sezonin 2009-10, përfshin edhe katër tituj kampion, tre Kupa të Italisë, katër Superkupa të Italisë, tre tituj kombëtar me Benfica, dy Kupa të Ligës në Portugali, 1 Kupë të Portugalisë, 1 Superkupë të Portugalisë, 1 Kupë të Amerikës dhe 2 Kupa Konfederetatash.

Portieri e mbylli karrierën atje ku e nisi në vitin 1997, te Flamengo.

(BalkanWeb)