TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar sërish mbrëmjen e sotme protestuesve, që prej pasdites së sotme po qëndrojnë në çadrën e vendosur pranë Kryeministrisë. Teksa është shprehur se do të qëndrojë për gjatë gjithë natës me protestuesit, kryedemokrati Basha thotë se pikërisht këta të fundit e kanë në dorë sesa do të zgjasë protesta.

Duke folur për “News24”, kreu i PD-së thotë se tashmë ka ardhur koha që qeveria të tërhiqet.

“Dikush duhet të tërhiqet, qeveria ose populli. Por mendoj se ka ardhur koha të tërhiqet qeveria”, tha Basha.

I pyetur nga gazetari Erjon Skëndaj se cili është mendimi i tij lidhur me qëndrimin e LSI ndaj protestës së opozitës, nga e cila deri më tani nuk ka patur asnjë koment, Basha tha se “Nuk ka asnjë mendim për këtë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb