Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, me ane të një postimi në Facebook, i ka kujtuar kryeministrit të vendit Edi Rama 4 pika se përse  Vetingun nuk e vendos dot ai vetë. Madje ish-kreu i LSI-së ironizoi mbledhjen e sotme të grupit socialist, duke e quajtur gajasëse Marrëveshjen e Mirëkuptimit

Statusi i Petrit Vasilit

Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.

Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.

E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb