TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një dalje publike për mediat mbështeti qëndrimet dhe deklaratën e fortë që bëri sot ambasadori i SHBA-ve Donald Lu.

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit parlamentar të LSI-së Vasili tha se kjo forcë politike ndan po të njëjtin qëndrim me ambasadorin Lu lidhur me problematikën e krimit të organizuar në vend.

“Komisioni parlamentar i LSI sapo përfundoi mbledhjen e tij dhe mori disa vendime politike të rëndësishëm. Së pari dua t’ju informoj se grupi mbështet nismën e Përparim Spahuit, për ligjin e statusit të minatorit. Një çështje kjo e një rëndësie të jashtëzakonshme. Gjithashtu, grupi i LSI shqyrtoi më shumë vëmendje qëndrimet e sotme të ambasadorit Lu, lidhur me adresimin e tij nga ana e tij për problematiken e rëndë për krimin e organizuar dhe efikasitetin tepër të ulët ndaj bandave të vendit që e përfaqësojnë Shqipërinë. Ndan të njëjtin shqetësim me ambasadorin amerikan për këtë çështje që po kompromenton jo vetëm imazhin, por njëherazi edhe sigurinë e jetës së çdo qytetari”, tha Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: