TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk e ka ndalur ‘dozën’ e sulmeve ndaj qeverisë ‘Rama’.

Teksa i përgjigjet disa zërave të PS-së dhe akuzave të tyre se ‘LSI po bën fushatë për vota’, Manjani ironizon duke shtuar se ky është qëllimi, dhe jo fushatë për hashash. Ai vazhdon më tej, ndërsa shton se LSI do hyjë në zgjedhje dhe jo në fushatë mbjellje.

“LSI po bën fushatë për vota- thotë PS! Po për çfarë tjetër? Për hashash, apo për të zgjedhur trafikantë!Po hyjmë në zgjedhje jo në mbjellje.”, citohet në reagimin e Manjanit.

Prej kohësh mes koalicionit qeverisës, PS-LSI kanë pasur përplasje përmes deklaratave, ndërsa nuk kanë munguar ‘thumbat’ dhe kundërpërgjigjet. E fundit ishte ajo mes deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila i quajti disa nisma të qeverisë si ‘pseudoreforma’, duke sjellë kështu reagimin e deputetit Taulant Balla. Ky i fundit pohoi se Kryemadhit kërkon të bëjë opozitën në qeveri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: