TIRANE- Në një prononcim ekskluziv për ‘BalkanWeb’ kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Rama pohoi se kryeministri dhe ministrat e tij, analizat e qeverisjes në këto 4 vite, duhet t’i bënin bashkë me LSI-në dhe jo sipas tij me eufori të njëanshme.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1301280529920901/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Teksa bëri një vlerësim për situatën aktuale dhe shkarkimin e 4 ministrave nga Rama pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të LSI pohoi se Bledi Çuçi nuk duhej hequr nga posti i ministrit për Pushtetin Vendor.

“Retorika patetike e PPSH-se se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë sebashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-ne ministri me i suksesshme Blendi Cuci qe drejtoi reformën administrative. Bledi Cuci ministri me i suksesshëm, nuk duhej shkarkuar. Ne socialistet qe mbajmë mend Libofshem nuk mund t’ja leme kauzen e zgjedhjeve te lira çadrës se Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste kauza jone e madhe.”, tha Rama për ‘BalkanWeb’.

Luan Rama iu kundërpërgjigj kreut të qeverisë, ndërsa shtoi se kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte ‘helm për qeverisjen’. “Kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte helm për qeverisjen. LSI ka reaguar dhe ka ndryshuar ministrat për përmirësimin e qeverisjes. Reflektimi është shenje përgjegjshmëri, mendjemadhësia dhe arroganca çojnë ne keqqeverisje!”, tha për ‘BalkanWeb’, Luan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb