TIRANE – Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama akuzat e deputetit Tom Doshi janë pjesë e kauzës së dështuar të Sali Berishës. Në emër të LSI-së, Luan Rama i bën thirrje deputetit Doshi që të bashkëpunojë dhe të dorëzojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të gjitha provat që ai pretendon se ka.
“Prokuroria të zbardhë sa më parë akuzat, ndërsa Tom Doshi të bashkëpunojë me drejtësinë për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm të akuzave, duke dorëzuar çdo provë”, – u shpreh Luan Rama.
Deputeti Tom Doshi deklaroi publikisht se ndaj tij dhe deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi, ka patur tentativë për vrasje. Në pranga si i dyshuar për këtë krim është Durim Bami, një personazh jo pak i njohur për policinë. Çështja “Doshi” është një ndër me të vështirat që është hetuar nga prokuroria, pasi në të janë përfshirë krerët më të lartë të shtetit, çka ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën shqiptare. Por derisa një hetim i paanshëm, i thelluar dhe larg ndikimeve politike të japë rezultatet e tij, nuk mund të thuhet asgjë lidhur me fatin e çështjes “Doshi”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: