Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Luan Rama: Mbajtja në burg e kuksianëve është krim shtetëror”

Luan Rama

TIRANE- Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama vijon denoncimin për burgosjen e kuksianëve gjatë protestës në rrugën e Kombit. Ai flet për një krim shtetëror të kryer nga policia, prokuroria dhe gjykata.

Kjo pasi kuksianët janë ndaluar nga policia rreth orës 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia.

STATUSI I PLOTE
Përsëri për qytetarët protestues në Rrugën e Kombit:

Mbajtja në burg e kuksianëve – krim shteteror!

Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në “Rrugën e Kombit”.

Sepse e gjithë veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me kërkesat që parashikon Kodi i Procedurës Penale!

Titullarë dhe përfaqësues të këtyre institucioneve, në bashkëpunim, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe kanë shpërdoruar detyrën!

Pas dëshmive të qindra qytetarëve kuksianë, pas provave shkresore e së fundmi, edhe pas provave filmike, provohet katërcipërisht e pa asnjë ekuivok se jemi përpara një krimi shtetëror të organizuar e të realizuar në bashkëpunim.

Qytetarët e pafajshëm kuksianë janë ndaluar nga policia rreth ores 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia.

Një precedent i rrezikshëm, një akt unikal e i pashembullt, për të cilin përgjegjësia kryesore bie mbi Prokuroren e Përgjithëshme, e cila edhe vetë është gjithashtu në kushtet e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të deryrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Ndaj, sipas Kodit të Procedurës Penale, meqenëse është subjekt i posaçëm, për të duhet bërë menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të rënda! Dhe për të tjerët, drejtuesit vendorë të policisë e prokurorët shërbëtorë që në bashkëpunim janë pjesmarrës në këtë krim, duhet bërë kallëzim në prokurorinë më të afërt me prokurorinë e Kukësit, për fallsifikim të dokumentave zyrtare në bashkëpunim!

Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit e një tufë me komisionerë e zyrtarë që vegjetojnë nëpër zyra me gjithëfarë emrash sugjestionues si për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për mbrojtjen nga diskriminimi apo organizime të të ashtuquajturës shoqëri civile duke filluar me Komitetin Shqiptar të Helsinkit e me rradhe, duhet të ngrihen në alarm! Menjëherë dhe pa asnjë hezitim!

Eshtë shkelur Kushtetuta, janë shkrelur Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, janë shkelur ligjet e shtetit, janë shkelur dhe dhunuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut!

11 qytetarë të pafajshëm kuksianë mbahen padrejtësisht në burg!

Kur shteti kryen krim, është detyrë e popullit të bëjë drejtësi!
(BalkanWeb)