Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ishte i pranishëm sot në Forumin “Integriteti i Partive politike” në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.  Rama foli në panelin për financimin e partive duket thënë se transparenca është dëshmi e integritetit të tyre.

Nënkryetari i LSI-së tha se ky është një proces reciprok pasi sipas tij transparenca rrit integritetin, ndërsa nga ana tjetër vetë integriteti ushqen transparencë.

“Transparenca e financimit të partive është dëshmi e integritetit të tyre. Transparenca nga ana e saj rrit integritetin, dhe po ashtu integriteti ushqen transparencë. LSI-ja është model i transparencës së financimit të partisë,” tha Rama.

Ai gjithashtu u shpreh se korrupsioni nuk ishte pjesë e vetëm strukturave shtetërore, por edhe e atyre partike.

“Korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca është kusht për të rritur besimin tek partitë,” theksoi Rama.

Forumi “Integriteti i Partive politike” organizohet në Sarajevë nga Instituti Demokratik Amerikan.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb