TIRANE – Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, është befasuar për ditëlindje. Ajo ka marrë dhurata mjaft të shtrenjta në këtë ditë të rëndësishme të saj.

Bukuroshja ka postuar në Instagram disa nga dhuratat, të cilat fillojnë me firma të njohura si Roberto Cavalli. Ajo nuk hezitoi që t’i ekspozojë dhuratat në rrjetet sociale dhe sigurisht që mori dhe shumë komente.

Luana publikisht është ‘single’, teksa u spekulua për një lidhje të saj me një biznesmen të njohur nga Prishtina, lidhjen me të cilin asnjëherë nuk e pranoi. Bukuroshja vazhdon të konsiderohet si një nga femrat më seksi në rajon.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: