TIRANE- Analisti Fatos Lubonja ka diskutuar rreth krizës në Partinë Demokratike. I vendosur përballë ish-deputetit demokrat, Astrit Patozi, në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ai tha se problemi qëndron te fakti se PD është mësuar me një lider autoritar si Sali Berisha, i cili vendosi stabilitet, por jo demokraci në parti.

“Indirekt ju po i thoni Patozit, pse s’keni folur në kohën e Berishës dhe çfarë po ndodh tani që është Basha. Nëse do e shohim në këndëvështrimin se çfarë po bën Basha, duke ju referuar edhe asaj që tha Patozi, stabilitet apo demokraci. Problemi është se duket se PD-ja është mësuar me një lider autoritar si Berisha që ka krijuar stabilitet, por jo demokraci, tani vjen Basha i cili duket sikur tenton të imitojë Berishën për të vendosur stabilitetin, por nuk ka karizmën e Berishës. Mbas vdekjes së babait vëllezërit fillojnë bëjnë sherr kush do marrë rolin e të parit. Autoritetin e vendos ai që merr më shumë veta”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb