TIRANE- Analisti Fatos Lubonja teksa analizoi qëndrimin e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu deklaroi se ai ka në dorë fakte të rënda për kontrollin e shtetit nga krimi.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Lubonja pyet se pse ambasadori Lu nuk reagon, ndërsa shton se të dyja anët e medaljes është qeveria.

“Donald Lu ka fakte të rënda, nuk bëhet fjalë për kanabisin por për krimin e organizuar që kontrollon shtetin. Është një person që na fliste për popullin e vuajtur shqiptar, por se shqetëson fakti që ka prova dramatike për Tahirin apo Xhafajn, ku këtu krimi është nga ata që drejtohen. Pse nuk e sheh ai këtë këto dy anë të njëjta të medaljes? Pse kërkoni ju që të na shpëtojnë një ambasador amerikan? Ai ka linjat kryesore, e duhen muxhahedinët, pasi ne i pranuan. Edhe pse Evropa si pranoi as 2 mijë. Ata bëjnë aq sa bëjnë, në momente kulminante ndërhyjnë, por nuk shpresojmë që të ndërhyjnë”, tha Lubonja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: