TIRANE– Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet më të fundit në Itali. Mediat italiane kanë njoftuar se presidenti i vendit ka thirrur në një takim Giuseppe Contin, lidhur me bisedimet për qeverinë e re. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, analisti Lubonja tha se deri dje paradite ngrihej pyetja nëse Matarella do ta pranonte apo jo personin e propozuar për kryeministër të Italisë.

Por sipas komentuesve, dhe dy liderëve të partive të koalicionit Lëvizja 5 Yjet-Lega Nord, presidenti italian duket se do ta pranojë këtë emër, pra do ta njohë si kryeministër dhe do t’i japë detyrën për të krijuar kabinetin. E më pas presidenti Matarella pritet ta konfirmojë kabinetin e propozuar.

Lubonja tha se qeveria e re italiane është shprehje e dëshirës për ndryshim, ndërsa shtoi se e ardhmja mbetet e panjohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb