Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sot lidhur me letrën e publikuar ekskluzivisht nga “BalkanWeb” dhe “News 24″ të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Cako, dërguar Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj me 31 gusht 2017 ku e vinte në dijeni për mosfunksionimi e sistemit të radarëve të vëzhgimit në det që sipas tij ka shkaktuar dështimin e aksioneve antidrogë të policisë.

Me anë të një deklarate për media ministra bën të ditur se sistemi është tërësish funksionar në të 7 ditët e javës.
Ministria
Në këtë deklaratë, thuhet se sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirë detare, një sistem i instaluar në vitin 2009 është plotësisht funksional.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky sistem vëzhgon dhe monitoron hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë 24 orë në 7 ditë të javës.

“Qendra Ndërinstitucionale Operacionale dhe strukturat e tjera të sigurisë kanë përmbushur detyrimet e veta ligjore, në mënyrën më të mire të mundshme.”, -thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb