Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për rregulla globale, në mënyrë që të minimizohet ndikimi i luftës elektronike te civilët.

Në një fjalim në Universitetin e Lisbonës, Guterres ka thënë sot se, “lufta e ardhshme do të fillojë me sulm masiv kibernetik për të shkatërruar kapacitetin ushtarak dhe për të paralizuar infrastrukturën bazike siç janë rrjetet elektronike”.

“Episode të luftës kibernetike në mes të shteteve tanimë veçse ekzistojnë”, ka thënë Guterres, duke shtuar se, “ende nuk ka ndonjë rregullore për këtë tip të luftës”.

Guterres ka deklaruar, se Kombet e Bashkuara mund të jenë hapësirë ku shkencëtarët, zyrtarët qeveritarë dhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë mund të krijojnë rregullore, “për të garantuar një karakter më human”, në çdo konflikt, duke përfshirë teknologjinë informative.

Kërkesa e Guterres vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kanë fajësuar Rusinë gjatë javës së kaluar për virusin NotPetya.

Ky virus ishte shpërndarë në shumë pajisje kompjuterike në vitin 2017, dhe ka shkaktuar dëme masive në shumë kompani evropiane. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb