Marrëdhëniet në dukje të acaruara mes SHBA-së dhe Rusisë, mund të tensionohen edhe më shumë pasi FBI ka njoftuar se ka arrestuar një spiun rus në New York. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat ndërkombëtare, spiuni rus po mundohej të mblidhte informacione të inteligjencës amerikane. Spiuni i arrestuar është Evgeny Buryakov. Ai u paraqit si një bankier në Manhattan ku po mblidhte edhe informata që ia transmetonte Moskës. Për këtë veprim, mediat ndërkombëtare raportojnë se po rikthehet “Lufta e Ftohtë” mes SHBA-së dhe Rusisë.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: