TIRANE- Pas deklaratës së ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin se lufta kundër kanabisit në vend solli rezultate mahnitëse, një reagim vjen nga radhët e LSI-së.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili me ironi shkruan se ambasadorja e ‘mahniti’ kur foli për drogën. Mes të tjerash ai pohon se dikush duhet të informojë Vlahutin për tonelatat e drogës që kapen çdo ditë.

MESAZHI I VASILIT
Ambasadorja Vllahutin na mahniti kur foli për drogën në Shqipëri dhe tha: “Megjithatë më duhet të them se ajo që kemi dëgjuar prej tyre është vërtetë e mahnitshme përsa i përket suksesit”.
Dikush duhet ta informojë ambasadoren Vllahutin për tonelatat e drogës, që kapen përditë. Këtë informacion mund t’ia japin dhe duke pare mediat vizive, të shkruara dhe elektronike nga Gjermania, Franca, Anglia, Italia apo raportet e CIA-s, Europolit etj etj.
Të gjithë në Shqipëri janë të “mahnitur” nga dështimi i qeverisë dhe nga përmbytja me drogë dhe me krim, ndaj informojeni ambasadoren edhe për këtë meqënëse drejton delegacionin europian në Tiranë dhe jo në Afganistan. Dikush duhet ta informojë edhe që është shtuar lufta kundër drogës si kusht tjetër për integrimin europian.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: