Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Lufta kundër terrorizmit, dhoma e Përfaqësueve rinovon projekligjin e përgjimit

SH

Dhoma Përfaqësuesve në Kongresin amerikan votoi të enjten për përtëritjen e një ligji të rëndësishëm që lidhet me përgjimet, që Shtetet e Bashkuara e përdorin për të penguar terroristët e huaj të planifikojnë sulme kundër amerikanëve.

Ligjvënësit votuan me 256 vota pro dhe 164 kundër për ligjin e rëndësishëm që lidhet me sigurisë kombëtare. Fillimisht miratimi i tij u vu në dyshim kur Presidenti Donald Trump sugjeroi në një koment që bëri të enjeten në twiter, por pa ndonjë provë që e mbështeste, se ligji mund të ishte përdorur për ta përgjuar atë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, duke lënë të kuptohej se mund ta kundërshtonte ligjin.

Por një orë e gjysëm më vonë, zoti Trump u shpreh po një twiter në përkrahje të legjislacionit, duke thënë se “ai ka të bëjë me vëzhgimin e të huajve, atyre që bëjnë keq, në tokë të huaj. Kemi nevojë për të! Ndaj veproni me zgjuarsi”.

Ligji, lejon agjencitë amerikane të zbulimit, përfshirë Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, të mbledhë, pa patur nevojë për autorizim, mesazhe dhe emaile të shtetasve huaj, kur ndodhen jashtë Amerikës, edhe kur ata komunikojnë me shteteas amerikanët.

Disa ligjvënës kishin shprehur shqetësim lidhur me fushëveprimin e ligjit, se bisedat e amerikanëve që nuk dyshohen për planifikimin e një sulmi terrorist, mund të përfshiheshin pa dashje në përgjim.

Legjislacioni i aprovuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për një periudhë gjashtë vjeçare, duhet ende të sigurojë votat në Senat përpara se presidenti Trump ta nënshkruajë atë në ligj. Ai kërkon që Byroja Federale e Hetimeve, agjencia kryesore e hetimit, të marrë autorizim nga gjykata, nëse i duhet të lexojë përmbajtjen e bisedave të amerikanëve të kapura nga përgjimet.

Dhoma e Përfaqësuesve refuzoi, me 233 vota pro dhe 183 kundër, vendosjen e kufizimeve më të rrepta ndaj FBI-në, sipas të cilave agjencia duhet të merrte autorizim përpara se të niste kërkimet në bazën e të dhënave të përgjimit, kur në to mund të ishin përfshirë shtetas amerikanë.

Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha se ligji është një mekanizën i vlefshëm në luftën kundër terrorizmit. Në vitet e fundit zyrtarët kanë thënë se si rezultat i provave të mbledhura nga përgjimet, është arritur të ndalohen sulme terroriste.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan tha se në mars të vitit 2016, përgjimi dha informacionet që duheshin për të gjetur dhe vrarë ministrin e financave të ISIS-it.

Zotit Ryan tha se në një rast tjetër, përgjimet i dhanë mundësinë zyrtarëve amerikanë të pengonin një përpjekje në vitin 2009 për të hedhur në erë sistemin e metrosë së Nju Jorkut.

Kryetari i Komisionit të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Devin Nunes, republikan i Kalifornisë, e quajti kalimin e projekligjit “një hap të madh për të siguruar vazhdimin e një prej mjeteve më jetike të komunitetit amerikan të zbulimit, për ndjekjen e terroristëve të huaj.” Ky ligj gjithashtu ofron masa të reja, më të forta, për të mbrojtur privatësinë e amerikanëve si dhe për të siguruar që programi do të përdoret siç duhet, duke pasur në objektiv terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë së amerikanëve”.

(BalkanWeb)