SHKODER- Lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotikëve në Shkodër, ka shkaktuar akuza dhe kundërakuza mes Policisë dhe pushtetit vendor. Në një takim mes krerëve të Policisë së Shkodrës me drejtues të pushtetit vendor, drejtori i Policisë së Shkodrës tha se vitin e kaluar në luftën ndaj kanabisit ka munguar bashkëpunimi me pushtetin vendor.

Ndërkohë që, menjëherë pas fjalës së Çelës mbledhja vijoi me dyer të mbyllura. Burime brenda takimit bëjnë me dije se edhe drejtuesit e pushtetit vendor bënë me përgjegjësi policinë se nuk ka kapacitetet e duhura për të monitoruar apo parandaluar kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë shprehur shqetësim se mungojnë edhe burimet njerëzore kryesisht në zonat malore.

Në malësitë e Shkodrës, sipas statistikave zyrtare është asgjësuar një numër rekord bimësh narkotike.
Nga muaji maj i vitit 2016 kur edhe nisën aksionet kundër kanabisit deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, vetëm nga raportet zyrtare të policisë vendore janë asgjësuar 150.791 rrënjë në Shkodër, 90% e tyre në zonat malore të Dukagjinit.

Në Shkodër policia ka sekuestruar edhe 1260 kg kanabis gati për tregtim. Pavarësisht sasisë së asgjësuar dyshohet se deri në 700 mijë rrënjë dhe rreth 600 kilogramë nuk kanë arritur të asgjësohen në Qarkun e Shkodrës, duke u konvertuar në treg në para të pista, të cilat kapin vlerën e mbi 2 miliardë euro.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: