Gjërat mes Barcelonës dhe Neymar-it vazhdojnë të përkeqësohen. Që pas largimit në këtë merkato vere që shkoi, nuk ka pasur paqe mes brazilianit dhe ekipit katalanas.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS” të dy palët kanë bërë denoncimet e tyre në FIFA. Futbollisti i njohur kërkon 26 milionë euro bonus për rinovimin e vjetër të kontratës, dhe për këtë ka hapur dhe procedura gjyqësore.

Numri 10 i Brazilit ka denoncuar katalanasit, madje duke kërkuar dhe përjashtimin e tyre nga ChampionS League.

Organi më i lartë evropian ka hedhur poshtë kërkesën e lojtarit, duke mos ia plotësuar dëshirën.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: