Një luftanije amerikane me 400 marinsa në bord ka kaluar ngushticën e Bosforit dhe arriti mëngjesi e sotëm në Detin e Zi, për stërvitje të përbashkëta me Marinën rumune. Lajmi jepet në formën e një alarmi nga Rusia Today, e cila ndonëse pranon që anija ka qëllim stërvitor, i quan këto si “lojëra lufte”.

“Luftanija USS Carter Hall mbërriti në Detin e Zi për të marrë pjesë në stërvitje dypalëshe trajnimi me skuadrën ushtarake rumune “Stuhia e Pranverës ,” tha flota e gjashtë amerikane në një deklaratë.
Ndërsa RT shton se ushtrimet do të zhvillohen jo larg nga porti rumun i Konstancës nga data 18 deri në dhe 21 mars.

E duke folur për lojërat e luftës, RT thekson se ato kënë për qëllim mbrojtjen e bregdetit dhe qyteteve rumune në këtë zonë.

Këtë javë, katër luftanije të NATO-s lundruan në Odessa, porti ukrainas i Detit të Zi. Trupa nga Polonia, Spanja, Gjermania dhe Turqia janë duke marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake për të rritur lidhjet me homologët e ukrainas, sqaron “RT” .
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb