Luftanija amerikane, USS Porter DDG 78, ka hyrë në Detin e Zi më 6 qershor, për një stërvitje me anijet e vendeve partnere të rajonit, në kuadër të operacionit “Atlantic Resolve”.

Sipas Marinës Amerikane, qëndrimi i anijes në Detin e Zi ka për qëllim të riforcojë sigurinë dhe stabilitetin në vendet partnere, anëtare të NATO-s.

Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj hyrjes së luftanijes amerikane në Detin e Zi, duke paralajmëruar se do të kundërpërgjigjen.

“Kuptohet, kjo nuk ka ndodhur me lejen tonë dhe padyshim që do të çojë në masa”,- tha zyrtari i lartë i Ministrisë së jashtme ruse, Andrei Kelin.

Ai theksoi se lëvizje të tilla bëhen për të treguar forcën dhe kanë për qëllim të rrisin tensionet para samitit të NATO-s në Poloni.

Luftanija amerikane, USS Porter është e pajisur me sistemin mbrojtës antiraketë “Aegis” dhe mban në bord 56 raketa.

Në muajin maj, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca po shikonte mundësinë për të rritur aktivitetin në Detin e Zi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: