Ashtu siç është njoftuar edhe më parë, huliganët rusë po përgatiten për t’i bërë një ‘mirëseardhje’ aspak miqësore tifozëve anglez në Botërorin e Rusisë që do të zhvillohet këtë verë.

Ultrasit rusë janë duke u organizuar në rrjetin social rus “VKontakte”, duke premtuar se do ta kthejnë në ferr Kupën e Botës. Ata madje i kanë kërcënuar me vdekje tifozët anglez.

Reagimi ka ardhur pas një deklarate të fundit nga FIFA, ku shprehej bindja në aftësinë e Rusisë për të garantuar sigurinë e tifozëve.

Një grup i quajtur “Russian Hooligans” thurin plane në rrjetin social se si të përplasen me tifozët anglezë. Ata shkruajnë se do të joshin anglezët në qytetin e vogël të Reutov, pasi aty do të ishin një pre më e lehtë për ta.

“Mirë. Ju doni luftë, atëherë do ta keni atë. Lufta është në gjakun tonë”, shkruan një anëtar në këtë grup.

Muajin e kaluar, tifozët rusë të Spartak Moscow krijuan tensione duke u përplasur me policinë në Bilbao të Spanjës, ku një polic mbeti i vdekur pas një ataku në zemër.

p1-1

p2-1

p3-1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb